Posts

Showing posts from May, 2019

Apasionatë e gazuar

Më duket sikur do vdes nga harresa e njerëzve që më lanë. Më panë Të ftohtit t'i dridhesha. Mëshirë për mua Thanë që s'kanë. Ndiej se po vdes! Me shtrëngimet e zemrës që m'kaplojnë. Më çojnë në ferr, Në tokë më rikthejnë, Më keq, ndjesi hakmarrjeje të përjetoj. Tokë! Nën vete mbamë se sonte fuqi s'paskam. E në mos, As hirin të mos ma ruajnë Në vende që nuk më dashkan! Po shkoj pa u ndjerë, ndoshta tërmet për disa të tjerë. Do t'i dhembsem unë askushit, Veç atyre që më kanë lerë!