FALJA
Do të mund ta falja, Atë që për hir të gjithësisë, Peshën e fajit prej kohësh e kam ndjerë në kurriz, E detyruar, e dyzuar, ta braktis. Të fal atë që të më rrisë nuk arriti që nuk deshi, edhe nuk diti. — Të fal atë, që në pa-terezinë time më mësoi ta dashuroja, Në pritjen-shpresë të gjetjes së lënies time në harresë. Në atë pikë, kur pafund e doja, kur pa të mendoja se s’mund të jetoja. M'u desh të fal Atë, Që mua mes rrugës më lë, Në epiqendrën e errësirës, Pas betimit të së keqes e së mirës. M'u desh të fal Atë, Dhimbjes që nuk i jap më zë, E ndryshuar tashmë totalisht Në një kupë qelqi të brishtë. — Po ja të fal dhe një, se i ndodh njeriut, në jetë të njihet me Miq. Një M e madhe që jetën ta fëlliq, Mos vallë janë ata Armiq?! Që për të mirat tua nuk u gëzuan hiç. Të fal atë, Që prej vetes më largoi, Me një krenari gjysmake Vetes, praninë time ja mohoi. — Por unë do të fal dhe një të rradhës njeri Radha e përmendjes këtu do jetë në përgjithësi. Do të fal edhe Ata, Që...