Lakmitar i fatit tim

Mund të ma thoje,
se sa shumë e doje,
sa shum
ë atë që unë kisha, ti e ëndërroje
e s'ma thoje...
Bashkë na komplimentoje,
Bashkë na doje,
Të dyve na doje,
vetë na doje,
të paktën kështu thoje...

Rrethin e p
ërbetimit doje,
atë të përjetësisë,
të betimeve të pakursyera,
për t'më dhënë mua rrethin e lirisë.

Nga këtu nis dhe rilindja ime.
Shoqërisë besnike gjithçka duke i lënë, me mirëbesim në duar,
Si budallaçkë, në pjatë ari për t'ja shtruar,
e duke i pyetur nëse diçka i ka munguar.

Diçka i kish munguar, këtë mirë e di.
Thonë se kur fatin e tjetrit ke lakmuar
preja bëhesh ti!

Për të mos u humbur

FALJA

Reflektim

Biri

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan

Përskuqja e qiellit

Kur bien yjet

Requiem

Tango kërcehet dyshe