Nobel për paqe

Do ti jepja birit tim,

Nobelin për paqe

më të madhin çmim.

Nuk arrita ta njoh,

E ndoshta as tamam nuk dita ta doja

Atë, të ikurin

Birin tim.

Lajmëtar i paqeruajtjes,

Krejt' i shkretë në qenien e tij,

Nga jeta i zhgënjyer,

Asnjëherë pa u rrëfyer

Çfarë me jetën e tij po shkonte gabim?!

Një faj më bren' 

Se si erdhi jeta, për çudi.

Prej mendje s'më shqitet

Se sa -të pafajshëm mëkatarë- jemi.

E unë si nënë,

Vuaj, gjithë sjelljen e shoqërisë

Biri im, në dhè u fut

nga pasojat e fëmijërisë.


Të gjithë e kanë lexuar

Të dua vs Të kam xhan

Nuk kanë përgjigje këto pyejte

What would you do for love?

Pas t'njëzetegjashtit