Eksperiment


Në muzgun që has dritarja 
Jo-qartë, shikoj

Dy këmbë që veten mezi mbajnë,
Dy këmbë që tutje-tëhu lenë gjurmët,
Duart që kërkojnë mbajtje,
Sy që dejshëm shohin.

Pak më pranë,
Nuhas alkoolin e përngjitur
Ndaj një trupi të rraskapitur,
Ndaj një trupi sa të freskët e të ri,
Ndaj një trupi, në botë i rrëzuar
Pa fuqi...


Fare pranë,
Ndiej sytë e dehur
Të përgjumur
Që diçka nën vete thonë
Botës falje i kërkojnë
Vetes faljen s'ja lejojnë...

Të gjithë e kanë lexuar

Të dua vs Të kam xhan

Nuk kanë përgjigje këto pyejte

What would you do for love?

Pas t'njëzetegjashtit