Rikthim

Medaljoni më kthen hidhur në histori

Më rikthen në vargje, më rikthen në poezi

Dëshpërimisht, vetes i them ankuar

Se si hodha poshtë, dëshirën, lart për të shkuar.

Veten duke kërkuar

Marrëzisht e tunduar

Nga një shpirt i egër, që botës i shkau ndër duar.

Në realitetin tjetër,

Më tërheq një ndjenjë e vjetër

Sa e lidhur jam me fjalën e ka dëshmuar çdo letër.

Shpirti i egër dëshmi po thur

Ndihet si një i burgosur

Ditët, i numëron shkruar mbi mur

I burgosuri ynë, s'kish bërë ndonjë mëkat

Vetë ndihej, e në fakt ish, disi i pafat.

Për të mos u humbur

FALJA

Biri

Requiem

yjet

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan