yjet
Pashë yjet të qanin për ne teksa mbi kryet tona ranë, krejt të pafajshëm, në pafajsinë e një ylli për ne të dy, yjet qanë. Po nga e di ky yll dhimbjen time? pa qenë, pa ndjerë asnjëherë nga lëkura e zemra ime. A thua dinë yjet të dashurojnë? apo dinë veç afeksion të dhurojnë? Të dashurojnë nga distanca pesëcepshin e tyre, në çmendurinë e cepit të gjashtë hedhur në greminë dashurinë e tyre. Më ndjek qiellit rrugën për t'më ndriçuar, ky objekt qiellor për t'më treguar drejtimin e humbur të rrugës time të paudhë pre e dashurisë së vjetër bie, sërish në kurth. Po me veten, në mençurinë më të lartë të delirimit tim dritën e yllit si shpresë e shoh, si shpëtim. E po me veten them se mbetem Skllave e këtij qielli të zi pus, që s'lind as dielli.