Posts

Showing posts from December, 2025

yjet

Pashë yjet të qanin për ne teksa mbi kryet tona ranë, krejt të pafajshëm, në pafajsinë e një ylli për ne të dy, yjet qanë. Po nga e di ky yll dhimbjen time? pa qenë, pa ndjerë asnjëherë nga lëkura e zemra ime. A thua dinë yjet të dashurojnë?  apo dinë veç afeksion të dhurojnë? Të dashurojnë nga distanca pesëcepshin e tyre, në çmendurinë e cepit të gjashtë hedhur në greminë dashurinë e tyre. Më ndjek qiellit rrugën për t'më ndriçuar, ky objekt qiellor për t'më treguar  drejtimin e humbur të rrugës time të paudhë pre e dashurisë së vjetër bie, sërish në kurth. Po me veten,  në mençurinë më të lartë të delirimit tim dritën e yllit si shpresë e shoh, si shpëtim. E po me veten them se mbetem Skllave e këtij qielli  të zi pus, që s'lind as dielli.

U nxi dhe qielli

U nxi dhe qielli, sdi të them, nga malli a nga terri sdi të them, di veçse të them që qielli u nxi. Si të mos kishte njohur më parë njeri. Si të mos kishte dashuruar asnjë njeri. Po ky është qiell që nxihet prej kohës, prej shiut, erës, borës. Në shtratin e dembelit, strukur eshtrat, zhytur teshat, plotësisht humbur e lëshuar, në atë shtrat armike e vetes, kohës së mallkuar. Ky që u nxi ishte qielli im, i bashkuar me fatin  që s'pushon, por vetëtin. Si një shkreptimë mundohet  ky qiell të ndriçojë,  që të paktën edhe një herë mua të më dashurojë.

Requiem

Më ndodh të jem aty, në atë të errtën dhomën time, në të majtin krah të trupit, ku zemra lëshon lëngime. Më ndodh aty të jem  e frikë të kem, e frikë të mos kem, lutjen time ndaj Zotit ta kthej në një requiem.  Më ndodh ndonjëherë, t'i përsëris lutjet Zotit që i falem  atij t'i kërkoj të shuhem. Më ndodh si tani,  e njejta dhimbje kraharori që mua s'më bën çudi, se është dhimbje trishtimi, sprovuar nga fati pa fuqi shërimi. Më ndodh të jem, Zotit drejtuar,  rrugën time drejt tij sa më afër për ta përshpejtuar. A thua se dua të jem vërtetë afër Tij, A thua se Ai më do të jem engjëlli i Tij...

Lakmitar i fatit tim

Mund të ma thoje, se sa shum ë e doje, sa shum ë at ë q ë un ë kisha, ti e  ënd ërroje e s'ma thoje... Bashk ë na komplimentoje, Bashk ë na doje, T ë dyve na doje, vet ë na doje, t ë pakt ën k ështu thoje... Rrethin e p ërbetimit doje, at ë t ë p ërjet ësis ë, t ë betimeve t ë pakursyera, p ër t'm ë dh ën ë mua rrethin e liris ë. Nga k ëtu nis dhe rilindja ime. Shoq ëris ë besnike gjithçka duke i lënë, me mirëbesim në duar, Si budallaçkë, në pjatë ari për t'ja shtruar, e duke i pyetur nëse diçka i ka munguar. Diçka i kish munguar, këtë mirë e di. Thonë se kur fatin e tjetrit ke lakmuar preja bëhesh ti!

Këta njerëz kaq të vegjël

Ndodh të ketë,  në këtë botën tonë, njerëz të vegjël të ketë rreth nesh, pa dijeninë tonë. Njerëz kaq të vegjël  që ty jetën ta kthejnë në ferr, të zvogëluar nga tinëzia,  mëkatarë që duan të të shohin në ferr. Gëzimi im fillon të shuhet, kur nga entuziasmi me botën ndan. Thua vallë të di qëllimin e një shoqërie  që krah meje qesh, por pas shpine më shan?! Janë këta njerëz të vegjël, që m'i mbushin ditët, netët, që emri im rri zgjuar në mendimet e tyre, Pse humbës janë në garën inekzistente me mua dëshpërimisht vetes i kërkojnë shpjegime. Dëshpërim i fantazisë që zemrat jua plas e mendjet jua kris. O njeri i vogël, o hije përndjekëse  vidhja diellit tim disa rreze! Nga vetja ti, çfarë mund të bësh më mirë?! Arsye jepi botës, që për ty të ketë dëshirë.

Marrëdhënies time me Zotin

Gjunjëzuar, Lutjes sime. Kokëulur, Fsheh gabimet. Sypërlotur, Zbras rrëfimet. Magjistar i shpresës time, Më lë të gaboj,  që të nxjerr mësime. Më bën ta kërkoj, t'i përgjërohem për ndihmë. Mendueshëm, më shikon duarkryq nga një kthinë. Më ngre lart që të prek qiellin. Poshtë më ul që t'më tregojë nivelin. Më lejon të ëndërroj, Më sfidon dhe e sfidoj. Më fal tokë e më fal qiej, Më fal shi e më fal diej. Më fal frikën, që si ndjesi ta di, bashkë me të, guximin për të bërë ndonjë çmenduri. Mes shokësh më provoi se si mund të ndihem vetëm, Pa njeri më la, për të kuptuar se me veten s'jam vetëm. Më mësoi të vrapoj, zvarranikut t'i shpëtoj, E me shpendin të fluturoj që ashtu e lirë, unë të jetoj.

Vegimet e një përralle

Në vigjiljen e Krishtlindjes, rreth oxhakut ndezur, pranë bredhit zbukuruar, një plak magjik mezi presim bashkë me dy fëmijë të ledhatuar. A është kjo, gjithë çfarë kam kërkuar?! A është kjo, një ëndërr e realizuar?! A është kjo, një ëndërr me ngulm e kërkuar, Në të vërtetë e padashur, por detyrë që duhet zbatuar?! Mijëra pikëpyetje kumbuese në kokën time pyes veten në janë ëndrra apo vegime. Janë ëndrra të fëmijërisë, fryte të dashurisë, gënjeshtra të vërtetësisë. Përrallë që ka mbaruar, përpara se të nis.

Urreva nënën, urreva babanë

Urreva nënën, urreva babanë Ata që më lindën, e të vetëm  në praninë e tyre më lanë. Jo se më lanë vetëm, jo se nuk kisha njeri, në mesin e një familjeje aq të madhe, Isha vetëm, pa dashuri. T'më dojë,  askush nuk diti T'më përqafojë, askush krahët s'mi ngriti. T'më thonin se sa vlerë kisha atherë, sepse tani, jam krejt e mjerë. E mjerë, jo nga mjerimi. E mjerë nga dhunimi, nga rebelimi e tërbimi për atë që jam. A thua se vetë dëshirë kisha në jetë të vija, A thua se e atyre s'jam. E mjerë,  në jetë të jetëve, dersa qiejt t'ja kalojnë dhe deteve. E mjerë se vajzë linda, të urreja dhe veten u binda.

Biri

E di përse zgjodha gjithë kohës i dehur të jem? se dot nuk arrita të zhduk zhurmat në kokën time. Nuk arrita, burrërinë që më karakterizon ta bëja pjesë të humbjes time. Burrëri? Po kjo ç'është tani? Një burrë 50 vjeçar, që si foshnje e porsalindur qan, kur i vdes një fëmijë. Moshë kjo, që sdo t'ja dijë. Si vdekja, që s'pyet në je i vjetër a i ri. I përbaltur pranë dheut të fundit, si mundet një prind me dorën e tij ritualin me një grusht dhè tri herë rrotulluar t'ja hedh fëmijës së tij?! E mua i alkoolizuar më duhet të jem se sa herë esëll jam, sytë e përveshur do ti kem, me birin që prehet në varr. Pyetje Zotit sa herë i bëj kur në tavolinë me të jam, ç'e deshe birin tim, kur mua më kishe kaq pranë?!

Ámame

Si s'më deshe fare pak? Më thuaj! Përse nuk më deshe aspak? Më thuaj! A më doje sadopak? Më thuaj! Ámame, ma, më duaj! Yt bir jam, të shkruaj, në përgjërim të lutem, më duaj! Asnjë ditë s'më deshe?! Më thuaj! Qafe t'më hiqje mezi prisje?! Më thuaj! Mos padashje të kam lënduar?! Më thuaj! Mos padashje ëndrrat t'i kam shkatërruar?! Më thuaj! Mos vallë për ty jam pengesë?! Që pasi më njohe, më le, Më le të vdes.

P.S. I love you

Po ta dija që kaq herët do të të lija, Botën do ta ndalja, që të gjithën ty, e dashura ime,  të ta falja. Për mua më vend në botë s'kish, Në ekzaltimin më të lartë, Paditur, paskam arritur në finish. Nuk di pse mësyshi e zuri dashurinë tonë, për të të vënë në sfidë ty,  të vetmen time në këtë botë. Lutja ime për ty, shkoi përtej qiellit, ku skajet e lirisë prekën fundin tim. E dashura zemra ime a do të ketë fund për ty ky trishtim?! Dhe kërkova për ty Në çdo ëndërr timen, Që ty të të gjeja, Që ty të të bëja timen. Dhe unë ende të kërkoj ty siç ti më kërkon mua, për të të pasur pranë në çdo jetë, për të të thënë se sërish të dua. Për të vazhduar njejt dashurinë tonë, Për ta përjetuar gjersa të mos jetë tepër vonë. Prej qiellit pres të bie, ashtu siç ti re për mua. Gjithësisë do t'i falem e do t'i lutem, sërish t'i prek buzët e tua, Sërish në krah të të kem e të rrish me mua. Sërish me mua të jesh  dhe prej parajsës sërish të të dua. 

Në udhëkryq

Në udhëkryq e gjeta veten Fatin tim duke kërkuar pa vonesë mundësitë më erdhën,  tashmë, jam e dyzuar. Po sikur të bëhem nënë?! Të lejoj një zemër të rritet brenda meje sot, e kam luksin të zgjedh. Në shortin e mendjes e të zemrës, idenë hedh. Në mos, fatin aq të kërkuar, dikush tjetër do të ma tredh. Po sikur dy duar të vogla  të kenë nevojën time,  se dot pa mua nuk bëjnë ato dy duar të vogla sa një thërrime?! Po sikur, fëmijën, mes sëmundjesh  të vështirë ta kem për ta shëruar?! Mes kërkesash të pafundme që një fëmije i duhet për t'u zhvilluar  e zonja më si nënë të mos jem,  fëmijën tim për ta ndihmuar?! Po nëse nënë unë nuk bëhem kurrë?! Nëse kurrë nuk e ndiej nevojën për të dasht' e për t'më dashur, Nëse mbyll sytë çdo natë me një peng. Atë rrisk që Zoti për ty e ka taksur, atë rrisk, Zoti të jep. Ndodh që ndonjëherë njeriu vetë e bën fatin e tij Përse mes makthesh të zgjohem e të them se peng më ngeli?!

Të gjithë kthehen

Ndodh që të gjithë kthehen, Ndonjëherë nga nevoja a nga malli. Kthehen, për një të rradhës bisedë, për një të rradhës qarje halli. Ndodh që ata të kthehen se të vetmuar janë, Ata zgjedhin të kthehen sepse vëmendjen tënde, më nuk e kanë. Më interesantja, ata as të qetë nuk të lënë, se diçka i gërryen nga brenda, Ajo që me ty kishin ata e thyen me duart e veta. Të gjithë kthehen,  Ende mirë nuk e kuptoj, Ende përse-në nuk e di.  Mos vallë ata kthehen, sepse ju mungon ti?!