P.S. I love you

Po ta dija
që kaq herët do të të lija,
Botën do ta ndalja,
që të gjithën ty, e dashura ime, 
të ta falja.

Për mua më vend në botë s'kish,
Në ekzaltimin më të lartë,
Paditur,
paskam arritur në finish.

Nuk di pse mësyshi e zuri dashurinë tonë,
për të të vënë në sfidë ty, 
të vetmen time në këtë botë.

Lutja ime për ty, shkoi përtej qiellit,
ku skajet e lirisë prekën fundin tim.
E dashura zemra ime
a do të ketë fund për ty ky trishtim?!

Dhe kërkova për ty
Në çdo ëndërr timen,
Që ty të të gjeja,
Që ty të të bëja timen.

Dhe unë ende të kërkoj ty
siç ti më kërkon mua,
për të të pasur pranë në çdo jetë,
për të të thënë se sërish të dua.
Për të vazhduar njejt dashurinë tonë,
Për ta përjetuar gjersa të mos jetë tepër vonë.

Prej qiellit pres të bie,
ashtu siç ti re për mua.
Gjithësisë do t'i falem e do t'i lutem,
sërish t'i prek buzët e tua,
Sërish në krah të të kem
e të rrish me mua.
Sërish me mua të jesh 
dhe prej parajsës
sërish të të dua. 

Për të mos u humbur

FALJA

Reflektim

Biri

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan

Përskuqja e qiellit

Kur bien yjet

Requiem

Tango kërcehet dyshe