Këta njerëz kaq të vegjël
Ndodh të ketë,
në këtë botën tonë,
njerëz të vegjël të ketë
rreth nesh, pa dijeninë tonë.
Njerëz kaq të vegjël
që ty jetën ta kthejnë në ferr,
të zvogëluar nga tinëzia,
mëkatarë që duan të të shohin në ferr.
Gëzimi im fillon të shuhet,
kur nga entuziasmi me botën ndan.
Thua vallë të di qëllimin e një shoqërie
që krah meje qesh, por pas shpine më shan?!
Janë këta njerëz të vegjël, që m'i mbushin ditët, netët,
që emri im rri zgjuar në mendimet e tyre,
Pse humbës janë në garën inekzistente me mua
dëshpërimisht vetes i kërkojnë shpjegime.
Dëshpërim i fantazisë
që zemrat jua plas e mendjet jua kris.
O njeri i vogël, o hije përndjekëse
vidhja diellit tim disa rreze!
Nga vetja ti, çfarë mund të bësh më mirë?!
Arsye jepi botës, që për ty të ketë dëshirë.