Ámame

Si s'më deshe fare pak?
Më thuaj!
Përse nuk më deshe aspak?
Më thuaj!
A më doje sadopak?
Më thuaj!

Ámame,
ma, më duaj!

Yt bir jam,
të shkruaj,
në përgjërim të lutem,
më duaj!
Asnjë ditë s'më deshe?!
Më thuaj!
Qafe t'më hiqje mezi prisje?!
Më thuaj!
Mos padashje të kam lënduar?!
Më thuaj!
Mos padashje ëndrrat t'i kam shkatërruar?!
Më thuaj!

Mos vallë për ty jam pengesë?!
Që pasi më njohe, më le,
Më le të vdes.

Për të mos u humbur

FALJA

Biri

Requiem

yjet

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan