Urreva nënën, urreva babanë
Urreva nënën, urreva babanë
Ata që më lindën, e të vetëm
në praninë e tyre më lanë.
Jo se më lanë vetëm,
jo se nuk kisha njeri,
në mesin e një familjeje aq të madhe,
Isha vetëm, pa dashuri.
T'më dojë,
askush nuk diti
T'më përqafojë,
askush krahët s'mi ngriti.
T'më thonin se sa vlerë kisha atherë,
sepse tani, jam krejt e mjerë.
E mjerë,
jo nga mjerimi.
E mjerë nga dhunimi,
nga rebelimi e tërbimi
për atë që jam.
A thua se vetë dëshirë kisha
në jetë të vija,
A thua se e atyre s'jam.
E mjerë,
në jetë të jetëve,
dersa qiejt t'ja kalojnë dhe deteve.
E mjerë se vajzë linda,
të urreja dhe veten u binda.