Biri
E di përse zgjodha gjithë kohës i dehur të jem?
se dot nuk arrita të zhduk zhurmat në kokën time.
Nuk arrita, burrërinë që më karakterizon
ta bëja pjesë të humbjes time.
Burrëri?
Po kjo ç'është tani?
Një burrë 50 vjeçar,
që si foshnje e porsalindur qan, kur i vdes një fëmijë.
Moshë kjo, që sdo t'ja dijë.
Si vdekja,
që s'pyet në je i vjetër a i ri.
I përbaltur pranë dheut të fundit,
si mundet një prind me dorën e tij
ritualin me një grusht dhè
tri herë rrotulluar t'ja hedh fëmijës së tij?!
E mua i alkoolizuar më duhet të jem
se sa herë esëll jam,
sytë e përveshur do ti kem,
me birin që prehet në varr.
Pyetje Zotit sa herë i bëj
kur në tavolinë me të jam,
ç'e deshe birin tim,
kur mua më kishe kaq pranë?!