Requiem

Më ndodh të jem aty,
në atë të errtën dhomën time,
në të majtin krah të trupit,
ku zemra lëshon lëngime.

Më ndodh aty të jem 
e frikë të kem,
e frikë të mos kem,
lutjen time ndaj Zotit ta kthej në një requiem. 

Më ndodh ndonjëherë,
t'i përsëris lutjet
Zotit që i falem 
atij t'i kërkoj të shuhem.

Më ndodh si tani, 
e njejta dhimbje kraharori që mua s'më bën çudi,
se është dhimbje trishtimi, sprovuar nga fati
pa fuqi shërimi.

Më ndodh të jem, Zotit drejtuar, 
rrugën time drejt tij
sa më afër për ta përshpejtuar.

A thua se dua të jem vërtetë afër Tij,
A thua se Ai më do të jem engjëlli i Tij...

Për të mos u humbur

FALJA

Biri

yjet

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan