yjet

Pashë yjet të qanin për ne

teksa mbi kryet tona ranë,

krejt të pafajshëm, në pafajsinë e një ylli

për ne të dy, yjet qanë.


Po nga e di ky yll dhimbjen time?

pa qenë, pa ndjerë asnjëherë nga lëkura e zemra ime.

A thua dinë yjet të dashurojnë? 

apo dinë veç afeksion të dhurojnë?

Të dashurojnë nga distanca pesëcepshin e tyre,

në çmendurinë e cepit të gjashtë

hedhur në greminë dashurinë e tyre.


Më ndjek qiellit

rrugën për t'më ndriçuar,

ky objekt qiellor për t'më treguar 

drejtimin e humbur të rrugës time të paudhë

pre e dashurisë së vjetër bie,

sërish në kurth.


Po me veten, 

në mençurinë më të lartë të delirimit tim

dritën e yllit si shpresë e shoh, si shpëtim.

E po me veten them se mbetem

Skllave e këtij qielli 

të zi pus, që s'lind as dielli.

Për të mos u humbur

FALJA

Biri

Requiem

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan