Të dua vs Të kam xhan

(Të dua - për gënjeshtarët.
Të kam xhan - për gënjeshtarët e sinqertë.)
Sikur për një herë të vetme, jam e sigurt që ju kanë thënë "Të dua!" A e keni pyetur ndonjëherë veten përse jua kanë thënë?
Sepse ka qenë një lumturi afatshkurtër!
Njerëzit thonë të dua pa e ndjerë, pa e kuptuar se pse po e thonë, pa u prekur nga vetëdija e tyre. Thonë të dua, dhe nuk e kthejnë kokën pas për ti vënë peshë fjalës. Thonë të dua, sepse në fakt ju pëlqejnë të bëjnë lajka. E përdorin atë famozen Të Dua, për të marrë besim, për të thyer zemra, për të shpenzuar kohë pa mundur të japin pak nga grimcat e shpirtit të tyre inekzistent.
Por, a i besoni ju "Të dua-s"?
Po, po dhe po! I besoni deri në verbëri. I besoni sepse e keni shpirtin të mbushur plot, nuk i lini vetes kohë për dyshime, nuk doni ti besoni dyshimeve. I besoni, sepse nuk doni ta prishni magjinë, sepse nuk keni forcë të mendoni ndryshe. Sepse jeni pak të dobët, le ta themi mes nesh.
Përse nuk e zëvendësoni Të dua-n me Të kam xhan?
Do të thyeni më pak zemra. Do të keni një marrdhënie disi më të sinqertë mes kufinjsh. Do të dini të bëni lajka, por vetëm lajka ama. Nuk do lini vend për shpresë.
A nuk jeni ndjerë të përkëdhelur kur dikush ju ka thënë se ju ka xhan?
Jeni ndjerë, posi!
Jeni ndjerë të përkëdhelur, sepse 'të kam xhan' ju bën të vini buzën në gaz nga kënaqësia. Ju bën të ndjeheni të vegjël, porsi kotele.
Ama në krahasim me 'Të dua', 'Të kam xhan' dhemb më pak kur ikën. Nuk merr flatrat e përrallës.
Të kam xhan ju bën të ndiheni bukur, jo të dashuruar. Ju mban sytë hapur dhe këmbët në tokë, ndonjëherë ndodh të rrëzoheni, e di. E di edhe se është e vështirë të ngrihesh.
Por një 'të kam xhan' është e pafajshme, shpesh e sinqertë.
Të kam xhan të merr kohë, të merr mendime, të merr dhe përgjegjësi, sepse në kohë të tilla është më e vështirë ti bësh njerëzit të ndihen bukur, sesa të ndihen të dashuruar.

Të gjithë e kanë lexuar

Nuk kanë përgjigje këto pyejte

What would you do for love?

Pas t'njëzetegjashtit