Le t'rrimë
T'i falem syve, kur në panevojë më thërrasin të rri.
Nuk ka sy ma tdhembshun se ata tutë, kur m'thrrasin t'rri.
Kur m'thrrasin me dashninë e nji t'marri, pa za, me disa vickla fjalësh të hedhuna n'ajër prej nji krenarie mbytse.
Du t'i përulem syve tuej, kur n'panevojë m'thërrasin bashk me qendru, se m'falin dashninë e nji romancieri, m'falin dashninë e nji fmiet qe e don lodrën e vet mas shumtit,
emocionet e nji dashnije pa kushte o kurrfar interesi.
Nji dashni kristali qe m''lutet me nejt,
m'shef hidhun,
mi kërkon buzt dikun me mi prekë,
ama s'don t'ulet, s'don t'mthot se m'don...e m'len me ik.
Kur n'dhomë, mes dy frymash e asnji zani qe nuk flet, njani i kërkon tjetrit spjegim, e pyt pse, e pyt nase e don, e pyt se nuk asht e sigurt.
Përgjigjjet kanë marr terrin.
Ato e çojn zemrën pesh sa herë, sa herë, sa herë gjysma tjetër e zemrës munohet me fol, munohet mi lidh dy fjalë, munohet me mba me nejt.
Menja krenare i ka kaplu dyt shpirtrat e dashuruem.
Ka kaplu kohën, e ka vra, e e ka shti nër dhe.
Ti m'lutesh vonë,
masi une shkoj.
M'falesh e m'lutesh, a thu se une paskam ken naj vend i bekuem.
M'thu se mdon,
pabesisht.
Vritem prej fjalvet tua.
Lott e nji femne tash bajn punën e tyne,
fillojn me mi puth faqet prej kur jam hala me ty.
I shtringoj syt mas fortit,
se për mu tash asht turp me qa.
Me tregu se e kam për t'satën herë zemrën e thyeme.
N'digjohen hapat e rand kur shkoj, baj zhurm me kast qe zhurma jeme me ta vra veshin.
Çmendem kur m'len tshkoj, kur nuk m'kap për krahu e me m'than prit.
Se dhe une,
jam e dashurueme,
njejt sikur ti!