Kur jeta, thjesht, stë thërret
Përkufizimi i fjalës jetë, (sipas fjalorit të personalizuar),
1- jetë- ajo çka i jepet/falet/dhurohet çdo njeriu që në momentin kur formohen qelizat e para.
2- jetë- Carpe diem/të jetosh momentin.
3- jetë- çdo frymëmarrje në rutinë.
Gjithmonë më është dashur ta pyes Zotin "Pse?" ama pyetja vinte gjithmonë në një formë shakaje ose thjesht një fjalë e dalë nga goja pa u menduar. Pak më parë, teksa ulërija me tone maksimale, pyetja ime, kësaj rradhe tepër serioze, "Pse-ja" ime i kërkonte llogari Zotit. Qaja me tingujt e "Now we are free", dhe i kërkoja Zotit përgjigjet që nuk jam e zonja t'ja them vetes me zë të lartë. Për asnjë moment nuk mora asnjë përgjigje, i thërrisja Zotit, i thërrisja dhe jetës po ashtu, por ato, thjesht nuk ishin aty. Më dëgjonin, habiteshin me njëri-tjetrin se sa shumë frikë kisha unë, habiteshin që unë po kërkoja aq shumë të drejta, aq shumë mbështetje nga persona me inekzistencë fizike, më shtynin të ulërija më fort, të rrëzohesha nga të qarat e tepërta, të ngrihesha dhe të hapja derën, të shtiresha sikur nuk kish ndodhur asgjë.
Luftimet me veten sigurisht që u hodhën poshtë, pa u vënë re, gjithmonë në tentativë, gjithmonë të pavlefshme, të padukshme.
Në pritjen-shpresë, të një mesazhi nga jeta, vura re që edhe pse po vrapoja pas saj, jeta, spo më thërriste! I shkova pas, e ndoqa, më shtyu pabesisht, më shtyu fort, "Prite këtë!"- më tha, u rrëzova në rrëpirë, e mbuluar me qiellin gri që më mbyste, ma përpinte fytyrën dhe luftoja aq shumë, luftoja me shpirt, sepse e di?
Kisha aq shumë nevojë për pak lumturi. Kisha nevojë të jetoja. Kisha thjesht nevoja, dëshira...me këto fjali ju hakërreva gri-së mbytëse.
E prita gjuajtjen e saj dhe e përtypa, sepse ai ishte momenti im. U tërhoqa zhagas pa forcë, me pamje mëshiruese, por pa lot, derisa arrita në majë të rrëpirës.
Ohh humnerë! Më krijoheshin iluzione të panumërta, dashaligë dhe fajtorë që jua njihja fytyrat. Habia më trembi, zemra i ndaloi pompimet dhe pandjeshmëria ma kaploi trupin. Nën sytë e mbyllur, shpirti më ndjente rrugën e humnerës. Po rrëzohesha, po shpëtoja, po humbisja...
Jetës,
që nuk më thërriti!