FALJA

Do të mund ta falja,

Atë që për hir të gjithësisë,

Peshën e fajit prej kohësh e kam ndjerë në kurriz,

E detyruar, e dyzuar, ta braktis.


Të fal atë

që të më rrisë nuk arriti

që nuk deshi,

edhe nuk diti. 


Të fal atë,

që në pa-terezinë time më mësoi ta dashuroja,

Në pritjen-shpresë 

të gjetjes së lënies time në harresë.

Në atë pikë, kur pafund e doja, 

kur pa të mendoja se s’mund të jetoja.


M'u desh të fal Atë,

Që mua mes rrugës më lë,

Në epiqendrën e errësirës,

Pas betimit të së keqes e së mirës.


M'u desh të fal Atë,

Dhimbjes që nuk i jap më zë,

E ndryshuar tashmë totalisht

Në një kupë qelqi të brishtë.



Po ja të fal dhe një,

se i ndodh njeriut, në jetë të njihet me Miq.

Një M e madhe që jetën ta fëlliq,

Mos vallë janë ata Armiq?!

Që për të mirat tua nuk u gëzuan hiç.


Të fal atë,

Që prej vetes më largoi,

Me një krenari gjysmake

Vetes, praninë time ja mohoi.



Por unë do të fal dhe një të rradhës njeri

Radha e përmendjes këtu do jetë në përgjithësi.

Do të fal edhe Ata,

Që si për sprovë jeta mes tyre më la,

Për të kuptuar se në jetë, ka dhe të tillë.

Të bëjnë ty keq,

Vetes për t'i shërbyer mirë.


Do t'i fal unë që të gjithë

Që në shpirtrat e tyre të gjejnë dritë

Dhe në kurriz më të mos kem

Peshën e fajit

që jo veç jashtë, por dhe nga brenda të bren.

Për të mos u humbur

Biri

Requiem

yjet

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan