Në udhëkryq
Në udhëkryq e gjeta veten
Fatin tim duke kërkuar
pa vonesë mundësitë më erdhën,
tashmë, jam e dyzuar.
Po sikur të bëhem nënë?!
Të lejoj një zemër të rritet brenda meje
sot, e kam luksin të zgjedh.
Në shortin e mendjes e të zemrës, idenë hedh.
Në mos, fatin aq të kërkuar, dikush tjetër do të ma tredh.
Po sikur dy duar të vogla
të kenë nevojën time,
se dot pa mua nuk bëjnë
ato dy duar të vogla sa një thërrime?!
ato dy duar të vogla sa një thërrime?!
Po sikur, fëmijën, mes sëmundjesh
të vështirë ta kem për ta shëruar?!
Mes kërkesash të pafundme
që një fëmije i duhet për t'u zhvilluar
që një fëmije i duhet për t'u zhvilluar
e zonja më si nënë të mos jem,
fëmijën tim për ta ndihmuar?!
Po nëse nënë unë nuk bëhem kurrë?!
Nëse kurrë nuk e ndiej nevojën për të dasht' e për t'më dashur,
Nëse mbyll sytë çdo natë me një peng.
Atë rrisk që Zoti për ty e ka taksur,
atë rrisk, Zoti të jep.
Ndodh që ndonjëherë njeriu vetë e bën fatin e tij
Përse mes makthesh të zgjohem e të them se peng më ngeli?!