Tango kërcehet dyshe

Kur hapat bazë të tangos,

mbështetur pas teje

lidhur mbajnë trupin tim.

Çmendet aftësia ime për të të kuptuar ty

kur nuk të analizon me një shikim.

Pas fytyrës bardhoshe,

Me flokët e kuq, mbi supe praruar

Fantazia ime larg na çon

Dëshirën tonë për të zbuluar.


Me trëndafilin mbi buzë 

Magjepsur pas vetes, më ke 

mua të gjithin. 

Të të ekzekutoj si numër dua

O tango që më fut drithin!


Epshorë janë sytë e tu

Kur më thërrasin në kërcim,

Shikim sëmbues më ngul në zemër,

Në gjunjë bie para teje,

Para teje nuk jam trim.

Të gjithë e kanë lexuar

Të dua vs Të kam xhan

Nuk kanë përgjigje këto pyejte

What would you do for love?

Pas t'njëzetegjashtit