Rrugës e qiellit

Do të vijnë zogjtë

Pas nesh, pas ikjes tonë,

Në mendjen tonë për të qëndruar.

E prej së largu të kuvendojnë

Se si me sukses, ne na kanë larguar.


Zogjtë do të vijnë

Në jetën tonë sërish,

Për të lëshuar bashkë me puplat

Një tufë marrëzish'

Me opinionet e tyre, gjerë e gjatë

Duke komentuar.

Më të vegjëlve zogj

Duke ju thënë se si duhet jetuar.


Po këta zogj nuk dinë

Se jeta, në të vërtetë 

Është individuale.

Ashtu siç hap krahët ti, 

Unë dot nuk fluturoj

Çka për ty është e drejtë, për mua

Është fatale!



Për të mos u humbur

FALJA

Biri

Requiem

yjet

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan