Në altarin e arratisë

Në altarin e arratisë
Do të shkruaj gjithmonë për një vend
Për vendin, që me vite prita
Për vendin, që kurrë s'mu gjend.
Një altar ish, si gjithë të tjerët
Me premtime, anë e mbanë,
Dashurisë përjetë betuar
Të njëjtës dashuri, që vetë premtimet ndanë.

Më thërret harku i trëndafilit,
Që rrugës së bardhë krejt besë drejt t'i shkoj.
Po harku sa vjen e zvogëlohet,
Të kthyer në rreth mbytës, altarin tim shikoj.

S'di të numëroj mijëra dallgët që trazuan detin,
U duk se deti e kish humbur të zotin e tij,
Dhe altari, të vetin.

Pre sysh jeshil, sërish kam rënë
E jam gabuar.
Altarit tim më si besoj,
Më shpie gjer aty
Për t'më thënë se jam tradhëtuar.

Të gjithë e kanë lexuar

Të dua vs Të kam xhan

Nuk kanë përgjigje këto pyejte

What would you do for love?

Pas t'njëzetegjashtit