Filiz

S'jam veçse dëshirë, 

Dëshirë nga zjarri i një nate,

E dy të rriturve, dëshirë,

Dëshirë pasionante.


Jam një dëshirë,  një epsh,

Një embrion.

Një filiz, çuditërisht në çelje

Në barkun e dikujt që s'më dëshiron.


Filiz më quajnë,

Unë, fryt i dashurisë?!

Vallë mos jam fryt i ekstazës?!

Gabim i rinisë.

Më shumë se fatal, 

Unë jam fryt i vetmisë.


Për çudi nuk më vranë. (S'ditën?! S'deshën?!)

Për muaj, plot 9, në bark më lanë.


Po në jetë, kështu të vija

Filizi e quajti mallkim

Gjersa rrojta, më pas vdiqa

Veç kështu gjeta shpëtim!

Për të mos u humbur

FALJA

Biri

Requiem

yjet

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan