Meteor

Po i shkruaj Hënës
Që k'të natë, nuk diti të ndriçojë
e u bë, më e errët se nata.
Hënës, që në terr trupin tim la,
si leckë të hedhur,
nga këpucë të vjetra shkelur,
njësoj si derrat kur dalin nga balta.
Pafund zgjat kjo natë
Njejt' si pavetëdija ime.
Copëzat e mia dikush rrugës kish mbledhur,
Mozaik i ndyrë pjesësh intime.


Shumë më vonë, 
Kur një engjëll krah'thyer
në tokë zbret e më zgjon,
Arrij të çmendem nga bardhësia e dhomës. 

Në dhè të futem
Nga dheu dua të zhdukem.
më ndot gjer në ferr
pisllëku i trupit tim. 

Për të mos u humbur

FALJA

Biri

Requiem

yjet

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan