Pa identitet
Jam peng i vetes time,
Peng gabimesh
Peng arsyetimesh.
E pazonja për të qenë unë
kur nga njerëzit kërkoj pak më shumë.
Jam peng i kohës,
I naivitetit.
Rrëmbehem nga jeta, njerëzit.
Jam peng i sinqeritetit.
Edhe një herë jam peng,
Pas flladit, erës
kur pas vetes më thërret.
E humbur
ndaj botës, jam
Pa identitet.
Jam peng i identitetit tim,
Sëmundje që nuk ka shërim.
Peng i tjetrit, kënaqësi
Një herë s'dita të jetoja
N'liri.