Kur bien yjet

E kokën dua ta mbështes

Në një copë tokë a gomë makine,

Mirëpo luksi kaq më ofron,

Të prehem, pranë ndonjë mine.

Si fishekzjarr, në pjesë ndahem në qiell 

Të habitur, të gjithë ngrenë sytë 

Xixat e kujt ndriçuan në diell?!


Dikush më ndjen larg vetes,

Menjëherë përmend emrin tim.


Pemës së familjes tonë 

Iu shkëput

dhe një tjetër degëzim. 


Nuk di të them,

Shkëlqimin tim në qiell, kush arriti ta njohë

Por s'mund të mohoj 

se i fundit shkëlqim sdo të jem

Që syri i njeriut do të shohë...


Për të mos u humbur

FALJA

Biri

Requiem

yjet

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan