Kujdes nga idhujt

Në jetë kam pasur një idhull,
Një pjesë timen ja dedikova,
Aq fort pas idhullit u lidha,
Sa mend u dashurova.

Po pas idhullit diç' fshihej,
Një pëlhurë e bardhë 
Mbulonjëse e syve të mi.
Ish idhulli që jetën ma mori,
Idhulli, që më dha liri.

Më dhemb të kujtoj
Prej vitesh, kohën
që me të kam kaluar,
Verbuar, totalisht nga idhulli
Me fytyrën e maskuar. 

Kujdes nga idhujt!
Se pas engjëllit në dukje 
Janë ferr.
Krejt ëmbël, pafajësisht
Të gllabërojnë,
Me këmbët e tua 
të shpien në terr'

Për të mos u humbur

FALJA

Reflektim

Biri

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan

Përskuqja e qiellit

Kur bien yjet

Requiem

Tango kërcehet dyshe