Ligji i mirënjohjes


Dhe aty kur Zoti më rrëzon përfundi,
Kur lutja ime nuk jep më sinjale shprese,
Kur lufta me veten, aq e fortë bëhet,
Sa, kupa finale të jetë një fije mbijetese.

Ligji i mirënjohjes, mbi sup më tringëllon,
Madhështinë për të marrë,
Se si edhe nga një i rradhës premtim timin,                        
Jetën mundet, edhe një herë të ma falë.       

Diçka që ligji s'di, është se
jam prodhim i mëkatit tim,
A i fatit, s'di të them.

Riskues gjer në adrenalinë,
Jam sëmundje që s'gjen kurë,
Jam peng i trupit tim.

Për të mos u humbur

FALJA

Biri

Requiem

yjet

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan