Flladi orës 3
Ku po endesh
nëse nëpër tik-take zemre stë gjej?!
Në ç'maja të thepisura,
shtigje të përligjura zvarritesh nëpër terr?
A ke një pikënisje a një destinacion?Çmendurisht mendjen time
kjo papërgjigje po e tërbon.
Ti ke humbur...
Nën valë, me erën,
mes flladit
që të dy e deshëm.
Je një fantazi e vjetër,
dëshirë e etur
për të mos pasur një kujtim tjetër.
Dëshirë e çmendur për më shumë
Sa herë e tillë,
ndryshe kjo, kam qenë unë
Nga ti, në rastësi
kalova tek unë
Për të mos lejuar askënd
të kuptojë diçka më shumë.