Aty ku dielli s'lind

Aty ku dielli s'lind

Një liqen lotësh të patharë është formuar,
Një qiellgërvishtëse ndjesish është ndërtuar,
Frikë e papranuar që endet fushave,
Malit pakaluar

Në vendin që s'lind dielli
Muzgu është gjithmonë kohë,
Shpresa është një dordolec
Diku i ngulur për të shpresuar.
Lutja është mëshirë,
Gjunjëzim i refuzuar

Mjegulla sytë më ka venitur,
Gishtërinjtë mi ka djersitur.
Asnjë rreze dielli nuk arrij dot të shoh
Qiellin vetëm të vrenjtur, unë e njoh.

Një buçimë më kthen në tokë,
Sa lëmsh qenkërka kjo botë.
Mendova se po përjetoja një iluzion
U zgjova me veten gjetur, në reanimacion.



Të gjithë e kanë lexuar

Të dua vs Të kam xhan

Nuk kanë përgjigje këto pyejte

What would you do for love?

Pas t'njëzetegjashtit