Apasionatë e gazuar

Më duket sikur do vdes
nga harresa e njerëzve që më lanë.
Më panë
Të ftohtit t'i dridhesha.
Mëshirë për mua
Thanë që s'kanë.

Ndiej se po vdes!
Me shtrëngimet e zemrës që m'kaplojnë.
Më çojnë në ferr,
Në tokë më rikthejnë,
Më keq, ndjesi hakmarrjeje të përjetoj.

Tokë!
Nën vete mbamë se sonte fuqi s'paskam.
E në mos,
As hirin të mos ma ruajnë
Në vende që nuk më dashkan!

Po shkoj pa u ndjerë, ndoshta
tërmet për disa të tjerë.
Do t'i dhembsem unë askushit,
Veç atyre që më kanë lerë!

Të gjithë e kanë lexuar

Të dua vs Të kam xhan

Nuk kanë përgjigje këto pyejte

What would you do for love?

Pas t'njëzetegjashtit