Tjetra
Në një herë si kjo zgjedh të jem tjetra, në faj, mes fajesh, e pafajshme. Mundem t'ja lë fajet verës? Apo një dashurie të pandashme?! Në trekëndëshin me një katet të fshehur, Gabimisht zgjidha teoremën, e dehur. E problema në ferr kthehet, kur unë kërkoj më shumë të dëfrehem. E pamësuar ndaj faktorit besim, e marrë, e shthurur për më shumë ti Teksa mendoja se nuk isha më në vetmi Mësova se dashuria për mua, ndahej në dy. Lakmitare për më shumë, e etur për gjithmonë unë. E lodhur kurrsesi, por tani në garë e fiksuar, jo më për dashuri!