Tjetra

Në një herë si kjo zgjedh të jem tjetra,
në faj, mes fajesh, e pafajshme.
Mundem t'ja lë fajet verës?
Apo një dashurie të pandashme?!

Në trekëndëshin me një katet të fshehur,
Gabimisht zgjidha teoremën, e dehur.

E problema në ferr kthehet, kur unë
kërkoj më shumë të dëfrehem.

E pamësuar ndaj faktorit besim,
e marrë, e shthurur për më shumë ti
Teksa mendoja se nuk isha më në vetmi
Mësova se dashuria për mua, ndahej në dy.

Lakmitare për më shumë,
e etur për gjithmonë unë.

E lodhur kurrsesi, por tani në garë
e fiksuar, jo më për dashuri!




Për të mos u humbur

FALJA

Biri

Requiem

yjet

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan