Nuk kanë përgjigje këto pyejte
Përse Sterjo? A e gjete ti përsenë kur pikëpyetje të vazhdueshme rridhnin rreshtave të tu? Pse Heró? A po ju trembesh ti pikëpyetjeve kur bezdisshëm kërkojnë një shpjegim? Pse jo o njeri pa emër? Në larminë e fjalorëve të botës ti zgjedh të mos shprehesh, ti zgjedh frikshëm heshtjen, trembshëm trembem... Ç'janë ato drithma urdhëruese që të komandojnë si ushtar të përbetuar pa pyetur për vitet e jetës? Në pritje të kujt jam unë, mundem ta di?! Një pikëpyetje tjetër...e një papërgjigje tjetër A arrin dot ti t'i bindesh një fati të paudhë, një fati të paanë që dhe copëzat e shpresës i janë vrarë nga errësira? A arrin dot ti të ndrydhësh veten në gjithë gjerësinë e spektrit tënd? Cili shqetësim i rradhës po e zvogëlon mendjen tënde duke i ngushtuar me dhunë rrahjet e lira të zemrës? Pse vendose të huazosh stalaktidet nga majat më të larta të Olimpit përjetësisht? Përse me zgjedhjen komando e devijon të vërtetën duke e çuar disa milje larg? Pse ja drejtove vetes pyetjen "Unë?...