Nuk kanë përgjigje këto pyejte
Përse Sterjo?
A e gjete ti përsenë kur pikëpyetje të vazhdueshme rridhnin rreshtave të tu?
Pse Heró?
A po ju trembesh ti pikëpyetjeve kur bezdisshëm kërkojnë një shpjegim?
Pse jo o njeri pa emër?
Në larminë e fjalorëve të botës ti zgjedh të mos shprehesh, ti zgjedh frikshëm heshtjen, trembshëm trembem...
Ç'janë ato drithma urdhëruese që të komandojnë si ushtar të përbetuar pa pyetur për vitet e jetës?
Në pritje të kujt jam unë, mundem ta di?!
Një pikëpyetje tjetër...e një papërgjigje tjetër
A arrin dot ti t'i bindesh një fati të paudhë, një fati të paanë që dhe copëzat e shpresës i janë vrarë nga errësira?
A arrin dot ti të ndrydhësh veten në gjithë gjerësinë e spektrit tënd?
Cili shqetësim i rradhës po e zvogëlon mendjen tënde duke i ngushtuar me dhunë rrahjet e lira të zemrës?
Pse vendose të huazosh stalaktidet nga majat më të larta të Olimpit përjetësisht?
Përse me zgjedhjen komando e devijon të vërtetën duke e çuar disa milje larg?
Pse ja drejtove vetes pyetjen "Unë?" në mes-rreshtat e mi abstrakt?
A je vallë Ti, Unë?!