Mali i Olimpit
I Përse ka borë në korrikun përvëlues? Në më të lartin mal të Greqisë.. Zemra e kujt kështu është thyer? Që malin me borë, zbathur ta ngjisë?! Endur malit, nëpër shkarpa Mes Mytikas zogjtë vajtojnë... -Përse qani o shpend të lirë? Një engjëll kërkoni që t'ju pushojë? II Përse ka re në sytë e tu? Mos ndoshta është dhimbja apo malli, Që trazojnë motin e syve të tu? Mos është fati, i Zotit mëkati Që të degdisi ty kështu? Mos është jeta?! Sprovë, vdekja Që të la pa udhë në krah A është errësira, nata, frika?! Që zemrën thyen në qindra anë. Ku është mali i Olimpit?! Zymtë i padukshëm në lartësi Forca jote ku ka humbur?! Mendoja se Olimpi ishe ti...