Mali i Olimpit

I
Përse ka borë në korrikun përvëlues?
Në më të lartin mal të Greqisë..
Zemra e kujt kështu është thyer?
Që malin me borë, zbathur ta ngjisë?!
Endur malit, nëpër shkarpa
Mes Mytikas zogjtë vajtojnë...
-Përse qani o shpend të lirë?
Një engjëll kërkoni që t'ju pushojë?

II

Përse ka re në sytë e tu?

Mos ndoshta është dhimbja apo malli,
Që trazojnë motin e syve të tu?
Mos është fati, i Zotit mëkati
Që të degdisi ty kështu?
Mos është jeta?! Sprovë, vdekja
Që të la pa udhë në krah
A është errësira, nata, frika?!
Që zemrën thyen në qindra anë.
Ku është mali i Olimpit?!
Zymtë i padukshëm në lartësi
Forca jote ku ka humbur?!
Mendoja se Olimpi ishe ti...

Të gjithë e kanë lexuar

Të dua vs Të kam xhan

Nuk kanë përgjigje këto pyejte

What would you do for love?

Pas t'njëzetegjashtit