Merita e Cezarit
Më ç'merit pafajësia jote! Se frikë kam, kur jam përballë me ty. Në indinjatën më të lartë botërore Ndrojtja ime bëhet mal e unë kthehem në puhi. Çarmatosëse, më vë përballë fajit tim, një pabesi. Kuptova se me ty, nuk mund të luaj, Ti me pasion më merr përpara, Më humbet gjurmët si një stuhi. Me shpatulla pas murit Dhe kur në pafajësi gjithmonë unë jam, Më çmend arsyeja jote! Kur të drejtë ke ti e unë nuk kam. I përdorur ndihem, Nga mëshira jote besnike. S'do të doja për asgjë në botë të të humbisja. Të dashurova në botën tjetër pa e ditur se Në këtë botë do të të kisha mike.