Merita e Cezarit

Më ç'merit pafajësia jote!

Se frikë kam, kur jam përballë me ty.

Në indinjatën më të lartë botërore 

Ndrojtja ime bëhet mal e unë kthehem në puhi.


Çarmatosëse, më vë përballë 

fajit tim, një pabesi.

Kuptova se me ty, nuk mund të luaj,

Ti me pasion më merr përpara,

Më humbet gjurmët si një stuhi.


Me shpatulla pas murit

Dhe kur në pafajësi gjithmonë unë jam,

Më çmend arsyeja jote!

Kur të drejtë ke ti e unë nuk kam.


I përdorur ndihem,

Nga mëshira jote besnike.

S'do të doja për asgjë në botë të të humbisja.

Të dashurova në botën tjetër pa e ditur se

Në këtë botë do të të kisha mike.


Për të mos u humbur

FALJA

Biri

Requiem

yjet

Reflektim

Eksperiment

Lakmitar i fatit tim

Nobel për paqe

Të dua vs Të kam xhan