A keni ndjerë ndonjëherë mëshirë?!
Të thatën dorë, askush nuk e puth Të butën dorë, dinë ta lëpijnë. A keni ndjerë ndonjëherë mëshirë Për ata njerëz që ju ngjajnë të dëlirë?! Për ata që hallin jua di, Për ata që ju besove, e të zhgënjyen ty. Mëshirë, E çastit mëshirë Kur sytë në pafaj u panë. Mëshirë ndaj dy njerëzve Që prej gabimeve, ëndrrat e tyre ranë. Po në thelb, ç'është mëshira?! Në fjalor diçka lexoj... (Në mendime) A të vrau ty e mira? Që kaq thellë më fute të kërkoj... Një rimë e padëgjuar, luan në veshin tim Mëshira Kjo ndjenjë e praruar, bazohet Mbi dhembshurinë. Fatkeqi dergjet për pak dhembshuri, Padrejtësisht diçka kërkon Që t'i jepesh më shumë ti. E fatkeqësi më të madhe se kjo Drejt të them, nuk paska. Mëshirë të ndiej për njerëzit Dhe kur faj nuk kam U dashka