A keni ndjerë ndonjëherë mëshirë?!

Të thatën dorë, askush nuk e puth

Të butën dorë, dinë ta lëpijnë.

A keni ndjerë ndonjëherë mëshirë

Për ata njerëz që ju ngjajnë të dëlirë?!

Për ata që hallin jua di,

Për ata që ju besove, e të zhgënjyen ty.


Mëshirë,

E çastit mëshirë

Kur sytë në pafaj u panë.

Mëshirë ndaj dy njerëzve

Që prej gabimeve, 

ëndrrat e tyre ranë.


Po në thelb, ç'është mëshira?!

Në fjalor diçka lexoj...

(Në mendime)

A të vrau ty e mira?

Që kaq thellë më fute të kërkoj...


Një rimë e padëgjuar, luan në veshin tim

Mëshira

Kjo ndjenjë e praruar, bazohet

Mbi dhembshurinë.


Fatkeqi dergjet për pak dhembshuri,

Padrejtësisht diçka kërkon

Që t'i jepesh më shumë ti.


E fatkeqësi më të madhe se kjo

Drejt të them, nuk paska.

Mëshirë të ndiej për njerëzit

Dhe kur faj nuk kam

U dashka

Të gjithë e kanë lexuar

Të dua vs Të kam xhan

Nuk kanë përgjigje këto pyejte

What would you do for love?

Pas t'njëzetegjashtit