What would you do for love?
*123, 123 dashuro! 123, 123 dashuro!* Duke u nisur nga fakti që unë jam një femër tepër romantike në botën e fjalës dhe fjalet e mia i përulen dashurisë, një tjetër shkrim shkon në adresë të saj. E duke qenë se unë nuk mund t'i kushtohem dashurisë e vetme, këtë rradhë mora një bazë mjaft të mirë. Një bazë që më bëri jo vetëm të qartësoj ide, por të gjykoj ndryshe, të ndiej ndryshe, të ndiej më shumë. Por çfarë do të bënit ju për dashurinë, e nëse keni mundur, çfarë keni bërë? Këtë pyetje iu shtrova pak ditë më parë ndjekësve të mi. Përgjigjjet e të cilëve, do ti rradhis më poshtë. Çfarë do të bëja për dashurinë. * Dikush thotë se në emër të dashurisë, do të dashuronte, kaq e thjeshtë. Konkretisht: "Do t'i falesha qenies tënde, që jetës time t'i jepte jetë!" Dashuri që vret, vetja jonë e lënë pas me mijra herë nga zemra altruiste, çfarë ndodh me ndjenjat tona...