What would you do for love?

*123, 123 dashuro!
123, 123 dashuro!*



 Duke u nisur nga fakti që unë jam një femër tepër romantike në botën e fjalës dhe fjalet e mia i përulen dashurisë, një tjetër shkrim shkon në adresë të saj.
 E duke qenë se unë nuk mund t'i kushtohem dashurisë e vetme, këtë rradhë mora një bazë mjaft të mirë. Një bazë që më bëri jo vetëm të qartësoj ide, por të gjykoj ndryshe, të ndiej ndryshe, të ndiej më shumë.
            Por çfarë do të bënit ju për dashurinë, e nëse keni mundur, çfarë keni bërë? 
 Këtë pyetje iu shtrova pak ditë më parë ndjekësve të mi. Përgjigjjet e të cilëve, do ti rradhis më poshtë.
            Çfarë do të bëja për dashurinë.

* Dikush thotë se në emër të dashurisë, do të dashuronte, kaq e thjeshtë. Konkretisht: "Do t'i falesha qenies tënde, që jetës time t'i jepte jetë!"
Dashuri që vret, vetja jonë e lënë pas me mijra herë nga zemra altruiste, çfarë ndodh me ndjenjat tona, kur dalin prej vetes tonë për të mos u kthyer më mbrapsht? Humbasin!

* Dikush tjetër thotë se do të shkonte kudo me njeriun e zemres, në emër të dashurisë. 
Por a nuk mendon se bota është tepër e madhe dhe koha është shumë e shkurtër për të shkuar kudo? Kudo është një fjalë që nuk merr skaje, nuk ka vend për limite, por për një jetë Carpe Diem.

* "Mendoj se do falja, ndoshta do ishte e vështirë, por e them me siguri se do falja."
Diçka që vërtetë më tremb është siguria që kanë njerëzit, e sidomos në raste kur vihen në rrezik çështjet e zemrës. Të falësh do të thotë të flesh gjithmonë me një sy hapur, me një mendje që kthehet gjithmonë pas në të shkuarën, sepse edhe nëse vërtetë duket e shkuar, ajo thjesht është aty. Falja është simboli i tolerancës, një aset për njerëzit, dhe jo çdokush ka kaq vlera njerëzore në karakterin e tij.

* "Ndonjë herë më duket sikur jam aq shumë e dashuruar saqë dhe do vrisja. Do vrisja për dikë që jetës time i ka dhënë kuptimin më të madh."
Mendja ime, që tashmë ka marrë rolin e një prokuroreje, po gjykon ashpër, jo vetëm se kemi të bëjmë me çështje gjyqsore, por sepse nuk mund ta besoj që këto fjalë dalin vërtetë nga njerëz të gjallë, të çmendur nga dashuria do të thoja. I urrej njerëzit që mendojnë kaq shkurt për pasoja afatgjata. Pikë së pari para se të duash dikë, duhet të mësosh të duash veten! (Këshillë!) 

                                             Çfarë kam bërë për dashurinë:

* "Prej dashurisë lash familjen, dhe u largova me të dashurin."
Kemi të bëjmë me një nga situatat më cliché, tepër e vështirë për të folur për të. Nuk mund të shkelim më në copëza xhami duke pritur që ato të ngjiten. 

* "Lash karrierën për dashurinë, kuptova se lumturia e vërtetë është familja."
Mendoj që ky është një veprim shumë njerëzor, askush nuk do të gjykonte askënd për këtë. Të gjithë vendosin familjen të parën. Një dosje nuk mund të ta mbush zemrën plot, një familje po!

* "Unë mbaj mend që gënjeja ndonjëherë, po këto ishin gënjeshtra të bardha kuptohet."
Ohh tani, nuk mund të dashurosh pa gënjyer! Ky është ligji numër 1 i dashurisë.

* "Kur i fejuari im pësoi aksident, mua mu desh të dhuroja gjak për të, sepse ai kishte nevojë. Dhe askush nuk mund ta imagjinojë këtë ndjesi. T'i falësh dikujt gjakun tënd, nuk kishte gjë më prekëse e më të bukur se kjo."
Le të qajmë së bashku! Veprimet humane janë ato që e bëjnë një njeri të jetë një qenie e tillë. Të dashurosh do të thotë të sakrifikosh, e shpeshherë jo vetëm ndjenjat. 

Dikush kishte guximin të më pyeste se çfarë do të bëja unë për dashurinë, dhe unë u përgjigja kështu:
"Fillimisht më duhet të them se unë kam frikë të dashuroj, e jo më të guxoj për dashurinë. Nuk i trembem sakrificave dhe as rrezikut, por ndonjëherë mendoj se disa gjëra, thjesht nuk janë të vlefshme.
Kam përshtypjen se gjithçka do të mund të bëja për dashurinë, është të shkruaj."



Nuk mund të harroj t'ju përulem juve, për kohën, dhe përgjigjet tuaja.
Do të mbetem e juaja, në jetë të jetëve!

M

Të gjithë e kanë lexuar

Të dua vs Të kam xhan

Nuk kanë përgjigje këto pyejte

Pas t'njëzetegjashtit