Posts

Showing posts from February, 2020

14 Kujtime

   Sapo dëgjova fjalën dashuri, një valë e brendshme më kaloi nëpër trup, më kaploi të tërën, e m'u desh pak kohë të vija në vete. Zemra ime e pafajshme në atë çast pati mirazhin e një personi që s'ka ekzistencë, në atë të shkretën zemrën time. Ajo (zemra), thjesht e mendoi. E mendoi me dëshirë, e mendoi me pak dashuri, e mendoi si pjesë të sajën, se zemra di dhe të dashurojë të pamundurën.    E mendoi sepse e deshi. Ajo zemër e pafajshme tani ndihet aq fajtore për atë të "ashtuquajturën" dashuri. Kjo dashuri gjendet larg. I kalon shumë brigje e moçale me pak melodi në sfond, se ndoshta ndihesh vetëm. E humba fillin, por a ka dashuria fill?    Dashuria të kap e të lëshon, punë sekondash, por në fakt ti mbytesh aty përgjithmonë. Homazhet ngrihen tani për ty! Dashuria është atje tej, arrij ta shoh, por për dreq nuk arrij dot ta prek. Mund të shkoj deri përballë saj. Të vihem me të në dyluftim, por në fakt kështjella e dashurisë më plagos që me të parën her...

Anija

Në molin e mbushur me duar që tunden për të më përcjellë, me duar që duan të më largojnë, me duar që ndihen në faj të ngrihen, të dashurat e tyre t'i lejojnë të shkojnë; dy sy të mëdhenj, të zinj, të mbushur me lotët e lamtumirës  rrotullohen ngado për të parë,  në mol për tmë përcjellë a kanë ardhur ata që të ikja më lanë?!  Më duhet kohë t'i marr njerëzit me rradhë për t'i shikuar, se mos ndonjëri shpinën e kish kthyer  e mund të më kish shpëtuar,  por jo, asnjë fytyrë e njohur s'guxoi të dalë para syve të mi,  gjersa... Minutat kishin kaluar, e anija prej litarëve ish lëshuar,  në lundrimin e qetë tani  drejt një destinacioni të ri,  ama në mol njerëz ende ka, kushedi  është ndonjë njeri që ndarjen nga njerëzit të lehtë nuk e ka.  Shoh hije të lëvizin, disa dorëzohen e në punët e tyre shkojnë, disa, disa bëjnë ecejake ndoshta me veten penduar,  që të dashurit e tyre i lanë të shkojnë. ...