14 Kujtime

   Sapo dëgjova fjalën dashuri, një valë e brendshme më kaloi nëpër trup, më kaploi të tërën, e m'u desh pak kohë të vija në vete. Zemra ime e pafajshme në atë çast pati mirazhin e një personi që s'ka ekzistencë, në atë të shkretën zemrën time. Ajo (zemra), thjesht e mendoi. E mendoi me dëshirë, e mendoi me pak dashuri, e mendoi si pjesë të sajën, se zemra di dhe të dashurojë të pamundurën.
   E mendoi sepse e deshi. Ajo zemër e pafajshme tani ndihet aq fajtore për atë të "ashtuquajturën" dashuri. Kjo dashuri gjendet larg. I kalon shumë brigje e moçale me pak melodi në sfond, se ndoshta ndihesh vetëm.
E humba fillin, por a ka dashuria fill?
   Dashuria të kap e të lëshon, punë sekondash, por në fakt ti mbytesh aty përgjithmonë. Homazhet ngrihen tani për ty! Dashuria është atje tej, arrij ta shoh, por për dreq nuk arrij dot ta prek. Mund të shkoj deri përballë saj. Të vihem me të në dyluftim, por në fakt kështjella e dashurisë më plagos që me të parën herë që më godet, e ëmbël më pëshpërit në vesh ashtu siç di vetë ajo: "Ti e di që e imja je!"
   Por unë rebelohem! Rebelohem sepse unë nuk besoj në dashuri. Se dashuria i ka humbur sot vlerat e saj. Nuk mjaftojnë më as 20 vite për të treguar dashurinë, nuk mjafton më asnjë sekond.
   Sepse dashuria sot është ndjenja më e vështirë. Unë nuk mund të them dot "Të dua", nëse nuk arrij ta ndiej. Dashuria ime ende nuk ka njohur ndonjë kështjellë të ligash, jo sepse nuk donte, por sepse në të, nuk kish dashuri.
   Mos u habit aspak nga këto dy dashuri që s'kanë vend për njëra-tjetrën. Sot, kështu funksionon termi dashuri. Mua s'më pëlqen të thur lavde për ndjenja që nuk shkojnë në asnjë destinacion si dedikim. Unë nuk besoj as në kalorës, në dashuri materiale, apo thjeshtë në fjalën dashuri. Ndoshta një ditë do të mendoj ndryshe, shpresoj të mos jetë koha që po jetojmë tani.
  Unë dua që dashuria të më djegë shpirtin, të më bëj mua të besoj se ajo ndodhet aty, duke më pritur në përqafim. Një ndjenjë e bukur nuk është tepër. Deri atherë uroj të shihemi në ëndrra shpirti im!
...

Të dashurosh është një lëmsh.
Thonë se dashuria është një ndjenjë e bukur, thonë se dashuria vjen një herë në jetë, thonë se nuk ka dashuri pa xhelozi, e thonë se pas dashurisë fshihen dhe lotët.
Të dashurosh është njësoj si të jetosh, të jetosh dhe një tjetër jetë, të jetosh me probleme të dyfishuara, të jetosh dy herë e lumtur.
Çfarë është se dashuria? 
Mos vallë është një djalë?
Apo një vajzë?
Një afeksion?
Një lumturi e çastit?
Apo vite vuajtjesh e ëndërrimesh?!
Ja pra, dashuria është një ëndërr. 
Është një re me formë të çuditshme.
Është shiu kur na zë në mes të rrugës, dhe dielli që na djersin.
Dashuria?
Thash se është një lëmsh, një analog që nuk i gjen dot deshifrim, një fjalëkryq pa të dhëna, plagë pa shenjë, shkretëtirë e rrethuar me ujë. Dashuria është medikament, shërues shpirtrash, ose helm, varet çfarë ti zgjedh.
Dashuria është rrahje zemre, vetëm një herë ndodh që të jetë e fortë, e pushtetshme, madhështore, e pakapshme, e papërsëritshme. Dashuria është seksi. Është nevoja, forca, pasthirrma, ndjenja, lëvizja.
Dashuria është mashtrimi, verbimi, gënjeshtra, luhatja, sherri, vetmia.
Dashuria është fatkeqësi, uragan, zhurmë, vullkan, det, erë, rrënojë.
Dashuria është një mal me borë, me rrezik, aventurë dhe shpëtim. Me ndjesë të papërsëritshme. Me frikë!
Ka kaq shumë dashuri, dhe ne nuk dimë për kë të ndjejmë. Ka kaq shumë dashuri rreth e rrotull nesh, por ne ndihemi të pafuqishëm për të thënë "Të Dua". 
Kaq shumë dashuri ka në këtë Tokë, por ne nuk ndihemi të dashuruar. Ne, njerëzit dimë t'i falemi dashurisë pa kushte, ama dimë dhe ta tradhëtojmë atë. Dimë të vrasim për dashurinë, ama ne vritemi vetë. Ne e vrasim vetë dashurinë me dijen se po dashurojmë. E shikon se ç'bëjmë ne?!
 Unë sot do të dashuroj, dhe do të vras veten për dashurinë. Unë po shkruaj sot për dashurinë sepse ditë tjetër nuk kam pasur forcë të shkruaj, e kam ndjerë veten të dobët, ndërsa sot e ndjej veten të rrethuar nga ndjenja hyjnore, e ndjej veten të detyruar të shkruaj. Të ngroh veten me pak dashuri inekzistente, të palejuar, të paarritshme.
A nuk ke tani dikë pranë vetes ti thuash Të Dua? Jo? Ja ku po ta them unë!
 Sonte, të dua!

Të gjithë e kanë lexuar

Të dua vs Të kam xhan

Nuk kanë përgjigje këto pyejte

What would you do for love?

Pas t'njëzetegjashtit