Anija

Në molin e mbushur me duar që tunden për të më përcjellë,
me duar që duan të më largojnë, me duar që ndihen
në faj të ngrihen, të dashurat e tyre t'i lejojnë të shkojnë;
dy sy të mëdhenj, të zinj, të mbushur me lotët e lamtumirës 
rrotullohen ngado për të parë, 
në mol për tmë përcjellë a kanë ardhur ata që të ikja më lanë?! 
Më duhet kohë
t'i marr njerëzit me rradhë për t'i shikuar, se mos ndonjëri shpinën e kish kthyer 
e mund të më kish shpëtuar, 
por jo, asnjë fytyrë e njohur s'guxoi të dalë para syve të mi, 
gjersa...
Minutat kishin kaluar, e anija prej litarëve ish lëshuar, 
në lundrimin e qetë tani 
drejt një destinacioni të ri, 
ama në mol njerëz ende ka, kushedi 
është ndonjë njeri që ndarjen nga njerëzit të lehtë nuk e ka. 
Shoh hije të lëvizin, disa dorëzohen e në punët e tyre shkojnë,
disa, disa bëjnë ecejake ndoshta me veten penduar, 
që të dashurit e tyre i lanë të shkojnë. 

Por aty, 
një hije para syve më rri, të zbuloj kush është
sigurisht që dua ta di, e pastroj sytë nga lotët
veten shtrëngoj, më shumë 
nga euforia se nga të ftohtët...


Të gjithë e kanë lexuar

Të dua vs Të kam xhan

Nuk kanë përgjigje këto pyejte

What would you do for love?

Pas t'njëzetegjashtit