Posts

Showing posts from October, 2018

Për ner

Për ner sonte kisha fjet me ty. Kisha than se tdu pa tpa, Nandrrime Prej turpit Për ner tkisha puth! Tkisha thrrit zotni. Kisha than se e ke gabim Po se ke, ti e din! Për ner kishe nejt! Nse ti do mujshe, Bashk e kishna gjet nji vend Nat temen dhom trremujshme Për ner tisha lut, Isha zvarrit sot tkishe nejt Ti snejte se na sna dojshe! Thu se skish vend ku me flejt Për ner kishim shti shuplak Se un sbaj shum lutna Ah për ner! Bash për ner Burrnis tane nuk ju tutna!

Lëkurë siriane

"Ishte data 9 dhjetor, e mbaj mend që ora shënonte 3:13 e mëngjesit. Ishte akoma errësirë, përballë meje qëndronte Ahmadi, vëllai im, ai ishte i shumë i vogël, ishte mbështjellë me një batanije të hollë dhe ishte mbledhur sa një grusht. Dhe për pak minuta do t'ja prishja gjumin, që në të ardhmen të kishte mundësinë që të flinte më qetë. Në anën tjetër të shtëpisë dëgjoj mamanë që qante e i lutej Zotit për ne, donte të iknim dhe të mos ktheheshim më në atë vend. "Zoti im, mi dërgo djemtë në një vend ku të jenë të lumtur, ku të mos ju buçasin veshët nga zhurmat e bombave, shpëtoji ata prej vdekjes para syve të mi. Shpëtoji ata nga Siria!" Shkova pranë saj dhe e përqafova fort, i kërkova ta merrja me vete, por ajo donte ti qëndronte besnike vendit të saj. Ajo donte ta kalonte jetën atje. Aq jetë sa i kish mbetur... Ne u bëmë gati, unë Ahmadi, dhe 3 djemtë e një familjeje që jetonin pranë nesh. Kishim një rrugë të gjatë për të bërë, na duhej të kalonim vargje malesh p...

Preludi i natës

... Kur në shtrat më bie të jem vetëm, pa Robertin vetes pranë, Qaj me ngashërima sikur atë ta kem humbur Qaj se tejet e lodhur jam. Anash shtratit një kuti Xanax në faj më fton. Më përshëndet "Jam këtu për ty zonjë" Ndihem e humbur sërish Pa Robertin vetes pranë Siç e lodhur dje isha Sot sërish e lodhur jam. Mas hapat e akrepave, Se xhanëm, Roberti do të vijë Ndoshta prej pijes adresën e ka harruar, Ka harruar se ka dhe shtëpi. Një grua si unë, Që shpreson dhe tek drita e një qiriri që shuhet, Një grua si unë, Nga dashuria që vetë ka, pret dhe ajo të duhet. Jastiqet e lagur fytyrën më ftohin. Ama disa zhurma gjurmësh zemrën më ngrohin. Ndiej aromë kutërbuese, Shoh që birrat, të panumërta qenkan kthyer, Porsi pije freskuese. Një "Po ti?" më tremb po aq sa më bën e huaj të ndihem. Shigjeta shikimesh në errësirë më kërkojnë. "Jot' shoqe, gëzohem" dua të çirrem Neuronet e kthjellta në mëngjes do më kujtojnë.

Medaljon pa anë

Image
Në të rrallat ditë medaljoni flet për dy, Njëra anë më falet mua, e tjetra të njeh veç ty. Kur qiejt ulen poshtë, Lëshojnë grimca shkëlqimi, Performancë rrënqethëse Zgjat një natë medaljon-kërkimi. Një puthje ndahet në mes ure deti, pakaluar. Copëzat e shpresës treten në ujin e kripuar. Sa larg mbetën hijet? Tonat përqafuar! Të ashpra nga kripa, nën alga mbuluar. E lagur puthja jonë, në dy vende kish shkuar madje kishte humbur dhe gjurmët, drejt një destinacioni të gabuar. Prej duarve tua një thesar kishte rënë, Medaljoni jonë i çmuar. Pas bregut fort kish rendur ne, për të na shpëtuar. Ama ne nuk ishim aq të fortë, detit, sa për ti shpëtuar. Medaljon nuk bëheshim dot, shkëlqim për të lëshuar. Dhe e kuptuam, Kur sytë për herë të fundit u panë. E dinim se do të mbeteshim Medaljon pa anë.