Lëkurë siriane
"Ishte data 9 dhjetor, e mbaj mend që ora shënonte 3:13 e mëngjesit. Ishte akoma errësirë, përballë meje qëndronte Ahmadi, vëllai im, ai ishte i shumë i vogël, ishte mbështjellë me një batanije të hollë dhe ishte mbledhur sa një grusht. Dhe për pak minuta do t'ja prishja gjumin, që në të ardhmen të kishte mundësinë që të flinte më qetë. Në anën tjetër të shtëpisë dëgjoj mamanë që qante e i lutej Zotit për ne, donte të iknim dhe të mos ktheheshim më në atë vend.
"Zoti im, mi dërgo djemtë në një vend ku të jenë të lumtur, ku të mos ju buçasin veshët nga zhurmat e bombave, shpëtoji ata prej vdekjes para syve të mi. Shpëtoji ata nga Siria!"
Shkova pranë saj dhe e përqafova fort, i kërkova ta merrja me vete, por ajo donte ti qëndronte besnike vendit të saj. Ajo donte ta kalonte jetën atje. Aq jetë sa i kish mbetur...
Ne u bëmë gati, unë Ahmadi, dhe 3 djemtë e një familjeje që jetonin pranë nesh. Kishim një rrugë të gjatë për të bërë, na duhej të kalonim vargje malesh pafund, t'i shpëtonim bombave, minave dhe ushtarëve përreth. Na priste një rrugë e vështirë.
Me vete kishim marrë pak ushqim, disa ndërresa dhe nga një batanije. Nuk mund të merrnim çanta të mëdha sepse kështu mund t'ju binim në sy të tjerëve, mund të kapeshim e të na vrisnin në vend, ose më e keqja e mundshme ishte të na kthenin sërish në Siri.
Morëm rrugën e malit, ecnim natën, nuk dinim se ku ecnim, ishte errësirë, bënte ftohtë dhe e vetmja gjë që mund të bënim ishte të motivonim njëri-tjetrin se ne po iknim prej aty, po shpëtonim, do të kishim një jetë të re dhe nuk do ti trembeshim më vdekjes. Kalonim male e male, ajo rrugë dukej sikur nuk kishte mbarim, megjithëse ne kishim ecur goxha. Kaluam tri ditë duke ecur, uleshim pak për të pushuar kur e ndjenim se nuk kishim më fuqi dhe vazhdonim sërish, askund nuk shihnim shenja jete, madje një herë menduam se ishim kthyer në Siri.
Nuk mund ta harroj kurrë një natë, ishim aq të lodhur, atë ditë nuk kishim reshtur së ecuri, ishte errësirë, ferrat na ishin ngjitur nëpër trup, këmbët i kishim copë, gati nuk i ndjenim më dhe në ecje e sipër njërit prej djemve i rrëshqet këmba teksa po kalonim përreth një humnere. Zonja Vdekje na e piu gjakun, luajti me frikën tonë në mënyrën më të hidhur, na përdori dhe u largua.
Pas asaj nate ne nuk arritëm ta shihnim dot më shokun tonë. Dridheshim nga frika dhe i ftohti bashkë, nuk flisnim, kishim ngelur të shtangur, nuk mund të bënim dot më asgjë. Na duhej të vazhdonim rrugën, sipas hartës që na dha kushëriri im nuk na kishte mbetur shumë rrugë. Kishim kaluar Bullgarinë dhe na duhej të shkonim në Greqi. Dikush na priste atje, kushëriri im na kishte premtuar një vend të sigurt në Greqi, do të rrinim atje për pak kohë e më pas do të ndiqnim rrugën për në Shqipëri, e më pas Malin e Zi derisa të shkonim në Zvicër. Zvicra për ne është toka e premtuar. Ka qenë vend neutral në çdo luftë, njerëzit atje janë të lumtur dhe nuk zgjohen nga gjumi me frikën se në atë moment mund të vdesin. Ka fabrika që kërkojnë punëtorë krahu, ne mund të punojmë të gjithë atje, mund të merremi me pastrim dhe çfarëdo pune.
...
Atë natë na zuri gjumi mbi çanta, ishim të rraskapitur dhe vdekja e shokut tonë na rrëzoi akoma dhe më shumë.
Të nesërmen, u zgjuam dhe nuk arrinim ta shihnim dot njëri-tjetrin në sy. Pimë vetëm pak ujë se bukë nuk na kish mbetur më, dhe u nisëm. Pas disa orësh rrugë, arrijmë të shikojmë det, fillojmë të qeshim me të madhe, gëzonim si fëmijë sepse më në fund ne po shkelnim në një tokë që do të na shpëtonte. Fuqitë tona ishin rikthyer dhe ne çanim rrugën tashmë.
Në Greqi ndenjëm 8 muaj, aty na u ofruan mundësi të mira punësimi dhe kishim filluar një jetë normale.
Por asgjë nuk zgjat përgjithmonë!
Ne ishim ilegalë dhe policia greke na përzuri nga vendi sepse nuk kishim asnjë dokument.
Ndalesa e rradhës do të ishte Shqipëria, tashmë ja kishim marrë dorën maleve. Do të rrimë këtu për tri ditë, dhe më pas do të nisemi drejt Malit të Zi. Destinacioni i fundit pra, është Zvicra. Ne na duhet të shkojmë tani, na uro rrugë të mbarë. Uroj të shihemi në të ditë më të mira!
***
(Shënim nga autorja)
Rrëfimi i Faroukut ka qenë një histori rrënqethëse. Ai e përshkruante me detaje çdo ditë. Më habiste forca e atij djaloshi. Nuk do të mundem kurrë ta harroj fytyrën e Farouk, ai kishte ca sy të zinj, të lodhur që thërrisnin për mëshirë. Dukeshin si sy të vrarë, por pashë shpresë në ata sy.
Ditën e parë kur e takova Faroukun ai më kërkoi ti merrja diku ushqim. Më tha se nuk kishin ngrënë prej katër ditësh. Sytë mu mbushën me lot dhe i solla Faroukut ushqim Arab. Ai më tha se ndjeu shijen e shtëpisë dhe u ngjit për në dhomë me fytyrë të varur.
Ditën tjetër më kërkoi ti lanim rrobat, ai më tha se ato mbanin ere të keqe, ishin të grisura dhe ishin mbushur me shkurre dhe ferra.
Duhej ti lanin rrobat sepse nuk kishin të tjera.
Ditën kur duhej të iknin, Farouku më zgjati një çëmçakiz dhe më tha: "Kohët e fundit unë e konsideroja këtë si ushqim, po ta jap ty. Nuk mund të të jap më shumë, mund të të jap dhe shpirtin nëse të duhet. Dua të të them faleminderit në këtë mënyrë!"
Sa për djalin që vdiq, Farouk më tha se nuk e përmendën më emrin e tij që pas asaj dite.