Preludi i natës

...
Kur në shtrat më bie të jem vetëm, pa Robertin vetes pranë,
Qaj me ngashërima sikur atë ta kem humbur
Qaj se tejet e lodhur jam.

Anash shtratit një kuti Xanax në faj më fton.
Më përshëndet "Jam këtu për ty zonjë"

Ndihem e humbur sërish
Pa Robertin vetes pranë
Siç e lodhur dje isha
Sot sërish e lodhur jam.

Mas hapat e akrepave,
Se xhanëm, Roberti do të vijë
Ndoshta prej pijes adresën e ka harruar,
Ka harruar se ka dhe shtëpi.

Një grua si unë,
Që shpreson dhe tek drita e një qiriri që shuhet,
Një grua si unë,
Nga dashuria që vetë ka, pret dhe ajo të duhet.

Jastiqet e lagur fytyrën më ftohin.
Ama disa zhurma gjurmësh zemrën më ngrohin.
Ndiej aromë kutërbuese,
Shoh që birrat, të panumërta qenkan kthyer,
Porsi pije freskuese.

Një "Po ti?" më tremb po aq sa më bën e huaj të ndihem.
Shigjeta shikimesh në errësirë më kërkojnë.
"Jot' shoqe, gëzohem" dua të çirrem
Neuronet e kthjellta në mëngjes do më kujtojnë.

Të gjithë e kanë lexuar

Të dua vs Të kam xhan

Nuk kanë përgjigje këto pyejte

What would you do for love?

Pas t'njëzetegjashtit